EULEX: Jemi në kontakt me MPB-në e Serbisë për tre policët e Kosovës

EULEX-i ka njoftuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk i ka dërguar letër EULEX-it në lidhje me tre zyrtarët policorë të Kosovës

Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ende nuk i ka dërguar letër EULEX-it në lidhje me tre zyrtarët policorë të Kosovës.

Kështu bëri të ditur EULEX-i për RTV Dukagjinin, derisa shtuan se për këtë çështje kanë kërkuar informacion nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Po ashtu, EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast.

“Presidenti i Serbisë nuk i ka dërguar letër EULEX-it për rastin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Megjithatë, EULEX-i ka kërkuar dhe ka marrë informacion për këtë rast nga Ministria e Brendshme e Serbisë në bazë të Protokollit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Përveç me Ministrinë e Brendshme të Serbisë, EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se do ta presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jasharit, te tre policët e Kosovës, të cilët janë kidnapuar nga forcat serbe e që tash po mbahen në Kralevë, si të paraburgosur.

Ai tha se pas të dhënave nga kjo vizitë, do të vendosë se a do të shkojë në Bruksel në dialog apo jo.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika