EULEX ka furnizuar policët e Kosovës në Jarinjë me ushqime, veshmbathje dhe mjete higjienike

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se pas kërkesës nga Policia e Kosovës, pjesëtarët e EULEX-it më 17 dhjetor u kanë ofruar zyrtarëve policorë të Kosovës në Jarinjë furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje e mjete higjienike

Zyra e EULEX-it

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se pas kërkesës nga Policia e Kosovës, pjesëtarët e EULEX-it më 17 dhjetor u kanë ofruar zyrtarëve policorë të Kosovës në Jarinjë furnizime esenciale, duke përfshirë ushqime, veshmbathje e mjete higjienike.

Kështu bëri të ditur Wigemark përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Me kënaqësi ju njoftoj se pas kërkesës së Policisë së Kosovës, EULEXKosovo më 17 dhjetor, oficerëve të Policisë së Kosovës në pikën e përbashkët të kalimit në Rudnicë/Jarinjë u dorëzoi furnizime thelbësore, duke përfshirë furnizime ushqimore, veshmbathje si dhe sende higjienike”, ka shkruar ai në llogarinë e tij.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika