EULEX konfirmon se për herë të dytë i ofruan ekzaminim mjekësor ish-policit, Pantiq

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se një ekip mjekësor i EULEX-it i ka ofruar ekzaminim mjekësor ish-policit, Dejan Pantiq, për herë të dytë. Wigemark ka theksuar se ekzaminimi i parë mjekësor për ish-policin i është ofruar gjatë javës së kaluar

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se një ekip mjekësor i EULEX-it për të dytën herë i ka ofruar ekzaminim mjekësor ish-policit, Dejan Pantiq.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it, dje në mbrëmje, ekzaminoi z. D.P. i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës”, ka shkruar shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Wigemark ka shtuar se ky është ekzaminimi i dytë mjekësor që i ofrohet ish-policit Pantiq, nga një ekip mjekësor i EULEX-it, gjersa ekzaminimi i parë ishte gjatë javës së kaluar.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P. i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z. D.P. kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it. E para u zhvillua një javë më parë”, ka njoftuar shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika