Eurodeputetët bëjnë thirrje për rritje masive të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Eurodeputetët u bëjnë thirrje të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që të dënojnë pa mëdyshje referendumet e rreme në Ukrainë dhe përpjekjen e Rusisë për të fituar territor me forcë. Gjithashtu, i kërkuan vendeve demokratike të botës që të rrisin ndihmën ushtarake për Ukrainën

Parlamenti Evropian





Në një rezolutë të miratuar të enjten, Eurodeputetët thonë se rezultatet e referendumeve të rreme të kryera nën kërcënimin e armëve për të aneksuar rajonet e Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia janë “të pavlefshme”. Teksa u bëjnë thirrje vendeve anëtare të miratojnë sanksione të rënda shtesë.

Ata miratuan një rezolutë që i bën thirrje botës të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në mes të agresionit ushtarak rus, njofton EuroParliament.

Rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Duke përshëndetur guximin e popullit ukrainas që mbrojnë vendin e tyre dhe vlerat evropiane, eurodeputetët kërkuan nga anëtarët e BE-së dhe vendeve të tjera që mbështesin Ukrainën, të rrisin masivisht ndihmën e tyre ushtarake, veçanërisht, në zonat e kërkuara nga qeveria ukrainase.

European Parliament, Strasbourg

Shtetet anëtare “ngurruese” duhet të ofrojnë pjesën e tyre të ndihmës së nevojshme ushtarake, e cila do të ndihmojë në shkurtimin e luftës.

Kërcënimet e fundit ruse për përdorimin e armëve bërthamore janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme, paralajmërojnë eurodeputetët. Ata u bëjnë thirrje vendeve anëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë që të përgatisin një përgjigje të shpejtë dhe vendimtare nëse Rusia kryen një sulm bërthamor në Ukrainë.

Eurodeputetët dënojnë mobilizimin ushtarak në Rusi dhe masat që detyrojnë banorët e territoreve të okupuara përkohësisht të Ukrainës të shërbejnë në forcat e armatosura ose ndihmëse të Rusisë. Akt që Konventa e Katërt e Gjenevës e ndalon.

Nevoja për të rritur mbrojtjen e infrastrukturës kritike evropiane

Lidhur me shpërthimet e tubacioneve të gazit Nord Stream, eurodeputetët thonë se ka “spekulime në rritje se ishte rezultat i një akti të koordinuar dhe të qëllimshëm nga një aktor shtetëror”. Shpërthimet tregojnë se sa e rrezikshme ishte politika e rritjes së varësisë nga karburantet ‘fossil’ ruse dhe se armatizimi i energjisë është çuar në një nivel të ri.

Gjithashtu, eurodeputetët kërkuan krijimin e një gjykate ndërkombëtare “ad hoc” për krimin e agresionit kundër Ukrainës, “ku Putini dhe të gjithë ata zyrtarë civilë dhe ushtarakë rusë dhe përfaqësuesit e tyre përgjegjës për organizimin, nisjen dhe drejtimin e luftës në Ukrainë do të ndiqen penalisht”.

Rezoluta u miratua me 504 vota pro, 26 kundër dhe 36 abstenime.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika