Eurodeputeti austriak pyet Vuçiqin: Pse e kërcënoni Kosovën herë pas here

Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka pyetur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se "pse e kërcënon Kosovën herë pas here"

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl





Në radhën e akterëve ndërkombëtarë që reaguan për zhvillimet e fundit në veri të vendit ishte dhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, iu ka drejtuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit duke thënë se “pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim presidenti Vuçiq?”.

Tutje, eurodeputeti austriak ka pyetur se “pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi?”

Mes tjerash, Mandl iu drejtoi presidentit Vuçiq se pse e kërcënon fqinjin tuaj, Kosovën herë pas here duke shtuar se nëse nuk kanë asnjë kuptim mësimet që i mësoi historia.

“Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim, presidenti Vuçiq? Pse Serbia nuk tërhiqet nga të gjitha lidhjet me Putin-Rusi? Pse kërcënoni fqinjin tuaj herë pas here? A nuk keni absolutisht asnjë kuptim për mësimet që mëson historia?”, ka shkruar eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në Twitter.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika