Eurodeputeti bullgar e quan Vuçiqin “shovinist si Putini”: Serbia ta respektojë Kosovën e pavarur

Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Dzhambaski, ka thënë se veprimet shoviniste të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ngjajnë atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Dzhambaski, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta kuptojë këtë gjë.

Po ashtu, ai shtoi se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Ndryshe, presidenti serb, ka thënë se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

Në mesin e dhjetorit, autoritetet në Serbi i dërguan zyrës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, një kërkesë për dërgimin e deri në 1.000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin serb, Pink, më 8 janar, ai tha se KFOR-i në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka nevojë për dërgimin e forcave serbe në veri.

“KFOR-i na u përgjigj se nuk ka nevojë që forcat tona të kthehen në veri të Kosovës dhe Metohisë, siç e prisnim, edhe pse sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën tonë sepse ata nuk pyeten për këtë”, tha ai.

Vuçiq tha gjithashtu se mbetet të shihet nëse Beogradi zyrtar do t’i drejtohet OKB-së që t’i kërkojë të deklarohet në seancën e Këshillit të Sigurisë.

Ai tha se nëse kjo do të bëhej, Serbia do të mbështetej nga Rusia, por rezultati do të ishte konfirmimi i vendimit të KFOR-it.

“Çfarë do të bëjmë pas asaj seance, ta lëmë (kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurti, të komentojë se si na refuzoi edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, tha Vuçiq.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika