Eurodeputeti holandez godet BE-në për çështjen e vizave

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar ashpër, duke e goditur BE-në për çështjen e vizave për Kosovën. Sipas tij, ndërlidhja e liberalizimit me sistemin e ETIAS, është si arsyetim për të shtyrë çështjen

Thijs Reuten, eurodeputet holandez





Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar në rrjetin social Twitter, një ditë pas diskutimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e quajtur ndërlidhjen e liberalizimit me sistemin e ETIAS, si arsyetim për të shtyrë çështjen.

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, ky vend i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, ka shkruar Reuten.

Të enjten e 13 tetorit, në Bruksel, u mbajt takimi i Grupit Punues, që në rend të ditës kishte diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kur mbledhja është mbyllur për media, u bë e ditur që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Ndërkaq, ky propozim është mbështetur nga Holanda, Franca, Suedia, Blegjika dhe Spanja.

Kësisoj një propozim i tillë e ka shtyrë eurodeputetin holandez, Thijs Reuten, të reagojë ashpër, duke e goditur BE-në për çështjen e vizave për Kosovën.

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika