Eurodeputeti holandez kritikon qasjen e BE-së: Kosova po përpiqet të ruaj shtetin e së drejtës

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun akuzohet se po favorizon Serbinë në krizën e fundit, ndërsa po bën përgjegjëse vetëm Kosovën

Në Parlamentin Europian po shtohen deputetët që kritikojnë qasjen e Miroslav Lajçak ndaj Kosovës.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun akuzohet se po favorizon Serbinë në krizën e fundit, ndërsa po bën përgjegjëse vetëm Kosovën.

Fakti që ai vjen nga një shteti si Sllovakia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, po ngrihet gjithashtu si shqetësim.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, nga partia laburiste, ka thënë se është shumë kritikë ndaj qasjes së përgjithshme së Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Vuçiq është një politikan autokrat dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qasjen ndaj Kosovës, por edhe me politikën që ndjek brenda vendit të vet, që siç tha është demokraci vetëm në letër.

“Ne kemi qenë shumë kritikë ndaj qasjes së përgjithshme së BE-së. Ajo që BE nuk po arrin të bëjë është që të shikojë se çfarë ndodhi në fund të majit në Veri të Kosovës. Vuçiq është duke luajtur me faktorin ndërkombëtar. BE-ja nuk është duke reaguar ndaj këtij qëndrimi”, theksoi ai në një intervistë për Euronews Albania.

“Mendoj se është e jashtëzakonshme të flasim për masa ndaj Kosovës, derisa nuk po ndërmarrim asgjë kundër Serbisë”, shtoi ai.

Sipas tij, ndoshta dërgimi i kryetarëve të komunave të veriut në zyrat e tyre do të ishte bërë në ndonjë mënyrë tjetër, por kjo në asnjë mënyrë nuk justifikon qëndrimin e BE-së ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Më duhet të kujtoj se Kosova po përpiqet të ruaj shtetin e së drejtës, madje edhe duke venë para drejtësisë ata që sulmuan KFOR-in. Këtë duhet ta ketë në konsideratë BE-ja”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika