Eurodeputeti holandez: Veprimet e pamatura të Vuçiqit duhet të kenë pasoja, BE-ja të vendosë masa ndëshkuese

Gjatë seancës së Parlamentit Evropian, ku u diskutua për situatën në veri të Kosovës, deputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar nga komisioni dhe këshilli që të marrin masa ndaj Serbisë. Ai theksoi nevojën e masave ndëshkuese pas veprimeve “të pamatura” të Serbisë, për të cilat thotë se duhet të ketë pasoja

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, është shprehur shumë kritik ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të cilin thotë se po luan me zjarrin.

Ky reagim vjen si pasojë e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Gjatë seancës së Parlamentit Evropian, ku u diskutua për situatën në veri të Kosovës, deputeti Reuten ka kërkuar nga komisioni dhe këshilli që të marrin masa ndaj Serbisë.

Ai theksoi nevojën e masave ndëshkuese pas veprimeve “të pamatura” të Serbisë, për të cilat thotë se duhet të ketë pasoja.

“Vuçiq e bëri sërish. Ai shtypi butonin e përshkallëzimit, duke rrezikuar qëllimisht paqen dhe sigurinë edhe të njerëzve për të cilët thotë se kujdeset, por i mban peng. Këtë herë, ai u përpoq më shumë se kurrë më parë. Prandaj, deeskalimi i zakonshëm nuk është i lehtë. Ky model duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë, por autokratë si Vuçiq shohin se sa larg mund të shkojë dhe pastaj shkojnë pak më tej herën tjetër. Presidenti Vuçiq po luan me zjarrin dhe si Bashkim Evropian ne mund ta dallojmë atë vetëm duke treguar vendosmëri… Pavarësisht disa muajsh të kritikave të shumta nga kjo dhomë, BE-ja ka arritur të bëjë vetëm vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës. Çfarë po na pengon nga masat ndëshkuese ndaj Serbisë? Veprimet e pamatura të qeverisë serbe duhet të kenë pasoja. Komisioni, Këshilli, merrni masa!”, u shpreh ai.


Ndryshe, më 29 shtator, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Ai më tre tetor u dërgua në mbajtje për 48 orë, por ende pa i mbushur 24 orë të plota në qeli, u lirua nga Gjykata në Beograd.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika