Eurodeputeti slloven paralajmëron Kosovën dhe Serbinë: S’mund ta refuzoni marrëveshjen e propozuar nga BE-ja

“Unë e shoh këtë marrëveshje si një përpjekje për të gjetur emëruesin më të ulët të përbashkët mes Serbisë dhe Kosovës. Vlerësimi i BE-së është se kjo është e pranueshme për Serbinë dhe në anën tjetër për Kosovën. Marrëveshja nënkupton njohjen e Serbisë, por në të njëjtën kohë nënkupton që Serbia nuk do ta njohë zyrtarisht Kosovën. Do të thosha se ky është kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit në zgjidhjen e kësaj çështjeje...Më duket se marrëveshja është krijuar në atë mënyrë që asnjëra palë nuk mund ta refuzojë atë thjesht.”, ka thënë ai

Eurodeputeti slloven, Klemen Groshelj

Eurodeputeti slloven, Klemen Groshelj ka thënë se planin evropian as paka kosovare dhe as ajo serbe nuk mund të refuzojë.

Sipas tij, qëllimi parësor i kësaj marrëveshja është ulja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e shoh këtë marrëveshje si një përpjekje për të gjetur emëruesin më të ulët të përbashkët mes Serbisë dhe Kosovës. Vlerësimi i BE-së është se kjo është e pranueshme për Serbinë dhe në anën tjetër për Kosovën. Marrëveshja nënkupton njohjen e Serbisë, por në të njëjtën kohë nënkupton që Serbia nuk do ta njohë zyrtarisht Kosovën. Do të thosha se ky është kreativiteti maksimal i diplomacisë së Brukselit në zgjidhjen e kësaj çështjeje…Më duket se marrëveshja është krijuar në atë mënyrë që asnjëra palë nuk mund ta refuzojë atë thjesht.”, ka thënë ai në një intervistë për “Nova.rs”.

Greshel theksoi se nëse nënshkruhet kjo marrëveshje do të kërkojë edhe disa negociata shesë për disa detaje.

“Mendoj se kjo marrëveshje, nëse nënshkruhet, do të kërkojë përfundimisht negociata shtesë për disa detaje. Mendoj se kjo është vetëm një marrëveshje ombrellë dhe se ideja është të bien dakord më vonë, kur gjërat të fillojnë të funksionojnë, për gjëra për të cilat ata nuk mund të bien dakord tani”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika