Eurodeputeti spanjoll: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike

Deputetit i Parlamentit Evropian, Jorde Sole, gjatë fjalimit të tij ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme, derisa shtoi se mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet përfshirë këtu Spanjën, është një reflektim i frikës

Deputeti i Parlamentit Evropian, Jorde Sole

Eurodeputeti spanjoll, Jorde Sole, gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme.

Ai, pengimin e perspektivës evropiane të Kosovës e ka quajtur egoiste, derisa shtoi se mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet përfshirë këtu Spanjën, është një reflektim i frikës.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson ne si Bashkim Evropian”, ka shkruar Sole në Twitter.

Në anën tjetër, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, teksa ka folur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian ka bërë premtime, por s’i ka mbajtur ato.

Kosovën e ka cilësuar si vend me demokraci të qëndrueshme që sundimin e ligjit “e ka bërë me shpejtësi të madhe”.

Ndonëse, ai konsideron se ende ka nevojë për përmirësim në sundimin e ligjit, megjithatë Mandl ka deklaruar se Kosova disponon Kushtetutë të fortë.

Ndryshe, deputetët e Parlamentit Evropian, gjatë seancës plenare që po mbahet të mërkurën e gjashtë korrikut, do të votojnë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Ky votim pason debatin e zhvilluar të martën e pesë korrikut në PE për këto raporte.

Sa i përket Kosovës, gjatë debatit të së martës, kanë dominuar thirrjet për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, është bërë thirrje për progres në dialogun Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjatë fjalimit të saj, ka mirëpritur qëndrimet e Kosovës lidhur me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Ajo ka ripërsëritur thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, që sipas saj është zvarritur si proces.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika