Delegacioni i organizatës ndërkombëtare të kulturës dhe trashëgimisë “Europa Nostra” ka vizituar Manastirin e Deçanit.
Kjo vizitë është bërë në kuadër të listës së shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë gjatë vitit 2021.
“Mbrojtja e trashëgimisë së përbashkët në Evropë është thelbësore për të ardhmen e kontinentit tonë”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit.

Tutje në postim shkruhet se duke vizituar vende të ndryshme të të gjitha traditave do të theksohet nevoja e mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë.