“EuroPride 2022” në Beograd nën masa të dhunshme, sulmohen policë e gazetarë

Autoritetet serbe përfunduan duke tentuar për të ndalur paradën e Europride 2022, të planifikuar për të shtunën e 17 shtatorit në Beograd, por ajo u mbajt nën masa të dhunshme pavarësisht ndaleses që kishin marr organizatorët prej kohësh

Foto ilustruese. EuroPride 2022” në Beograd.

Ka përfunduar shëtitja e anëtarëve dhe simpatizantëve të komunitetit LGBTI në kuadër të “Euro Pride 2022”, rreth orës 18:00, në stadiumin “Tasmajdan”, e që manifestimi filloi para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese në qendër të Beogradit.

Paradës i paraprinë disa incidente dhe përplasje mes kundërshtarëve të Krenarisë dhe pjestarëve të policisë ku disa automjete të organeve të rendit u dëmtuan, u hodhën pishtarë dhe me topa goditën kordonin e policisë.

Situata e tensionuar bëri që më shumë se 6 mijë policë të ngriten në këmbë për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Në rrugët e Beagoradit përveç numrit të madh të forcave policore, gjithashtu kishte edhe shumë kundërshtarë të paradës “Euro Pride”.

Gazeta N1, ka bërë të ditur se është goditur me shishe plastike një gazetar i tyre, dhe është kërcënuar ekipi i deskut informativ.

Kundërshtarët e Krenarisë sulmuan policinë gjatë ditës, Ministria e Punëve të Brendshme  e Serbisë (MPB), ka njoftuar se deri në orën 15 janë ndaluar 31 persona.

Në shëtitje morën pjesë përfaqësues të ambasadave dhe Komisionerja Evropiane për Barazi, Helena Daly, ndërsa, vendimi është marrë pasi përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë marrë garancitë e sigurisë nga ana e Qeverisë.

Ndërkaq, pamjet që u publikuan në rrjete sociale treguan situatën e tensionuar që po ndodhte në rrugët e Beogradit.

“Pengesat dhe problemet me të cilat u përballë Europride do të jenë pjesë e raportit të ardhshëm për Serbinë”, ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilqik.

“Të drejtat LGBTI janë të drejta të njeriut, janë thelbi i Evropës moderne dhe demokratike. Jam shumë i lumtur që Beogradi mund të tregojë sot frymën evropiane”, ka shtuar ai.

Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë (UNS), kërkoi veprime efektive nga policia dhe prokuroria në rastin e sulmit ndaj kameramanit të TV N1, gjatë tubimit të kundërshtarëve të Paradës së Krenarisë në Beograd.

Pamje nga vendi i ngjarjes së “Euro Pride 2022”.

Fillimisht ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili muajin e kaluar njoftoi se festivali EuroPride nuk do të mbahet në Beograd për shkak të “krizës së rëndësishme në Kosovë”.

EuroPride, e cila përmban një paradë Krenarie, është një ngjarje e organizuar në mënyrë të pavarur që organizohet në qytete të ndryshme çdo vit, ku qyteti pritës zgjidhet ose për rëndësinë e tij politike ose për madhësinë e komunitetit LGBT.

Po ashtu, para disa ditësh MPB-ja serbe njoftoi se të dyja shëtitjet, ajo për Krenarinë, edhe shëtitja që supozohej të ishte një lloj “kundërkrenarie”, shëtitja familjare e organizuar nga “antiglobalistët” janë ndaluar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika