Eva-Maria Liimets: Pro zgjerimit të BE-së drejt Shqipërisë dhe MV-së  dhe Ukrainës  

Eva-Maria Liimets ministre e jashtme në Estoni është deklaruar pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE, dhe shteteve tjera siç janë Maqedonia e Veriut (MV) dhe Ukrainë

Eva-Maria Limets, ministre jashtme Estonisë

Kjo përkrahje u shpreh gjata takimit me homologen  e saj gjermane, Annalena Baerbock, kjo e fundit kishte premtuar mbështetje të madhe për tri vendet baltike- Estoninë, Lituaninë, dhe Letoninë.

“Nëse është e nevojshme, ne do të mbrojmë çdo centimetër katror të territorit të aleancës sonë të përbashkët”, ka thënë  Baerbock.

Të  tri vendet janë pjesë e Aleancës Veri Atlantike (NATO) dhe anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

Baerbock gjatë vizitës së saj tek shtetet baltike në tri kryeqytete do t’i takojë krerët e tyre gjatë udhëtimit të saj diplomatik në këto vende.

Qëllimi i këtyre vizitave është  “reagimi i BE-së, NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës dhe agresionit rus kundër Ukrainës”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme gjermane.

Eva-Maria Liimets dhe Annalena Baerbock

Në të kaluarën, Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (PE) kishte votuar me 66 vota pro, katër kundër dhe tre abstenime raportin e euro-deputetes Isabel Santos, mbi vlerësimin e Komisionit Evropian (KE) për progresin e Shqipërisë në integrimin evropian gjatë vitit 2021.

Në raportin, euro-deputeteve thuhet se, për Shqipërinë drejt rrugës evropiane, kjo e fundit gëzonë angazhimin e palëkundur si dhe e mbështesin transformimin demokratik të saj dhe aspiratën për anëtarësim në BE.

Mos hapja e negociatve ish dhe ka qenë e “padrejtë” sipas euro-deputeteve që kanë votuar pro raportit të “Santos”.

Dështimi i mos çeljes së bisedimeve sipas tyre e minon politikën e zgjerimit të BE-së.

Duke përgëzuar vazhdimësinë e Shqipërisë, si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, nëpërmjet raportit të “Santos”, i kishte bërë thirrje BE-së për të “vlerësuar në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.

Ky raport ka kërkuar ndaj shteteve anëtare që të demonstrojnë unitetin evropian.

Për të nisur zyrtarisht negociata për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedoni e Veriut, duke marrë parasysh, si implikimet gjeopolitike të vendimit, ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika