Evakuohet aeroporti i Hamburgut në Gjermani, alarm për sulm terrorist nga Teherani

Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në Aeroportin e Hamburgut në Gjermani. Aeroporti pezulloi të gjitha fluturimet sot në përgjigje të një kërkese nga policia federale, pasi mori një kërcënim për një sulm të mundshëm nga një aeroplan me origjinë nga Teherani

Një alarm për një sulm të mundshëm terrorist ka shkaktuar panik në gjithë aeroportin e Hamburgut në Gjermani.

Aeroporti i Hamburgut kishte pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet (në hyrje dhe dalje) sot në bazë të një kërkese nga policia federale.

Një zëdhënës i aeroportit tha se aeroporti kishte marrë një kërcënim për një sulm të mundshëm nga një aeroplan me origjinë nga Teherani.

Në aeroplan, i cili u ul në aeroportin gjerman rreth orës 12:20 (me orën lokale), në bord ndodheshin 198 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit.

Ndër të tjera, mësohet se pasagjerët janë dërguar në një portë të veçantë.

Përveç disa forcave ushtarake, në vendngjarje ndodhet edhe shërbimi zjarrfikës.

Ndërsa, së fundi siç bëhet e ditur në aeroportin e Hamburgut, pezullimi ishte bërë për shkak të një kërcënimi për një sulm nga një avioni nga Irani, ndërsa fluturimet thuhet të kenë rifilluar përsëri, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika