Eventi “Gruaja Lidere”, po afron, Durmishi flet për organizimin

"Të qenurit grua lider përveç se është një gjë e bukur mbase është edhe një gjë shumë sfiduese", thotë Alba Durmishi, organizatore e eventit “Gruaja lidere”

Prishtina G Talks, një ngjarje e organizuar nga Grida Duma Event, do të mbahet më 9 Mars në Klan Arena, duke sjellë temën “Gruaja Lidere”.

Alba Durmishi, organizatore e eventit “Gruaja lidere”, e cila ishte e ftuar në emisionin “Reload”, ka treguar se organizimi po shkon mirë.

Sipas saj, Grida Duma e sjell një frymë të re, flet për gruan lider duke e ilustruar atë me historinë që e ka përcjellë gjatë gjithë jetës së saj.

“Ajo nuk heziton të jetë edhe autokritike, do të flasë me një ironi, kush kanë qenë njerëzit që e kanë mbështetur… Të qenurit grua lider përveç se është një gjë e bukur, mbase është edhe një gjë shumë sfiduese. Grida do të sjellë shembuj se si kanë qenë etapat e saj gjatë gjithë kohës që do të jenë model frymëzimi për të gjitha gratë. Eventi i Gridës mbahet më 9 mars në orën 12:00 te Klan Arena”, tha ajo.

Ky event është pjesë e nismës për të nderuar dhe promovuar rolin e gruas në shoqëri, duke theksuar fuqinë dhe ndikimin e tyre në çdo sferë të jetës.

Duke filluar nga ora 12:00, ky aktivitet do të udhëhiqet personalisht nga Grida Duma, një personalitet i njohur dhe frymëzues në skenën mediale dhe shoqërore në Kosovë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, do të ketë biseda dhe diskutime rreth rolit dhe sfidave që hasin gratë në udhëheqje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika