Eventi i quajtur “Gratë Ndërmarrëse: Biseda frymëzuese dhe mundësi rrjetëzimi”, në kuadër të ITP-së, do të mbahet në qytetin e Prizrenit më 31 janar, nga ora 10:00 deri 14:00, si dhe do të diskutohet për fuqizimin e grave, arritjet e tyre dhe punën e palodhshme.
Në kuadër të këtij projekti, do të mundësohet ngritja dhe zhvillimi individual i grave ndërmarrëse në regjionin e Prizrenit, siç janë edhe komunat e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit dhe Suharekës.
E ftuar tek emisioni “Reload”, Debora Haxhikadriaj- REX Consulting Group ka shpalosur detajet më të hollësishme nga ky projekt i cili është i dyti më radhë.
“Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes dhe e mundësive që gratë e regjionit të Prizrenit potencialisht munden me i pas ose munden me i marrë gratë përmes ITP-së”, ka thënë Dëbora Haxhikadriaj.
Tutje, Haxhikadriaj ka theksuar se ky është eventi i dytë, pasi i pari është mbajtur në ITP një kohë më parë.
Sa i përket se kush është panelistë, në dy edicionet e këtij eventi frymëzues dhe inspirues për gratë ndërmarrëse, Haxhikadriaj ka theksuar se “në eventin e parë panelistë kanë qenë Arta Limani dhe Arta Istrefit. Ndërsa, në eventin e dytë është Jeta Zagragja, CEO dhe Themeluese nga kompania AnchorzUp”.
Se përse janë ftuar këto gra të suksesshme, Haxhikadriaj ka shtuar se “Arsyeja kryesore e këtyre panelistëve është me iu tregu grave të regjionit të Prizrenit për përvojat e tyre për t’iu dhënë motivim dhe me kriju rrjetëzimi, që me pas ku me u mbështetet, por edhe me dalë jashtë atij rajoni”.
“Eventi përfshin gjithashtu një hapësirë rrjetëzimi, e cila është e shkëlqyeshme për të mësuar nga përvoja e njëra-tjetrës dhe të njiheni me gra dhe profesioniste në fusha të ndryshme të biznesit. Për të gjitha ju që jeni profesioniste, studente e ndërmarrëse – kjo ngjarje është për JU”, është shprehur Haxhikadriaj.
Ndryshe,Kompania REX Consulting Group bashkëpunon me Gizin gjerman e ITP-në dhe është një projekt që targeton regjionin e Prizrenit që përfshin edhe Rahovecin, Dragashin, Suharekën. Gjithashtu, targeton gratë në këtë regjion. Si kompani merren me projekte të zhvillimit të politikave, hulumtimeve të ndryshme dhe zhvillimi i sektorit privat.