Mbrëmja e së premtes në Radio Dukagjini i rezervohet tash e 23 vite, emisionit simbol Evergreen, me autorin dhe moderatorin shumë të dashur për dëgjuesit Feim Kurhasani.
Muzikë e vjetër e përzgjedhur me shumë shije. Histori e përkujtim i hiteve të pavdekshme, e artistëve të paharrueshëm.
Këtë mbrëmje Evergreen startoi me mbretin e Rock and Roll-it Elvis Presley dhe hitin e tij të famshëm “Are you lonesome tonight”, hit i cili ka mbush 23 vite nga publikimi.
Po ashtu, nga arkiva për dëgjuesit u transmetuan këngët e këngëtares se njohur shqiptare Lumnie Menxhiqi.
Ndërsa, në pjesën e fundit të emisionit është bërë traditë që të ketë të ftuar special, të cilët propozojnë 10 këngë të vjetra, sipas dëshirës dhe shijes së tyre. Këngë që sjellim nostalgjinë e rinis dhe viteve që ikin.
Të premten në Evergreen, mysafir ishte drejtori i Operatives në Trafikun Urban të Prishtinës, Mentor Isufi.
Si djalë qyteti, Isufi bëri përzgjedhjen e 10 këngëve, të cilat në rinin e tij i kishte dëgjuar kryesisht në kafiteritë e preferuara në Prishtinë.
Ndër to ishin: Robert Plant – Big Log, Lionel Richie – Hello, Eagles – Hotel California, Eric Clapton – Wonderful Tonight, e të tjera.
Po ashtu, Isufi ka rrëfyer edhe vështirësitë për të dëgjuar këngë në vitet e 80-ta dhe 90-ta.
Ai tregon se kasetat me këngë hit të asaj kohe ia sjellte një shok nga Londra.
“Merrja kasetën ingjizoja gjithë natën, për me bo kopje e me ja dërgu kopjen e kasetës pronarit të një kafiterie. Si shpërblim fitoja pesë ditë birra falas”, rrëfën Mentori.
Mentori, thotë se është i dashuruar me muzikën e viteve të 80-ta dhe se kjo muzikë nuk krahasohet me muzikën e ditëve të sotme.
Emisioni i natës Evergreen shoqëron dëgjuesit e Radio Dukagjinit, çdo të premte mbrëma nga ora 22:00 deri ne ora 01:00 pas mesnate.