Evropa Qendrore mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada

Pamje nga Praga, 13 shtator 2024.

Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada.

Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë, është thënë se mund të regjistrojnë 400 litra shi për metër katror brenda katër ditëve, derisa Austria dhe Sllovakia mund të regjistrojnë deri në 200 litra.

Ngjarjet kulturore të planifikuara për fundjavë, tashmë janë shtyrë në katër shtetet, për shkak të ciklonit Boris.

Polonia pritet të regjistrojë shira të rrëmbyeshëm në jug të shtetit.

Ndërkohë, ministri çek i Ambientit, Petr Hladik, ka thënë se situata në vendin e tij “mund të jetë e ngjashme me atë që kemi përjetuar më 1997 dhe 2002”.

Në vërshimet e vitit 1997 është goditur keq rajoni i Moravisë – ku pritet të regjistrohen shira të rrëmbyeshëm edhe këto ditë – duke marrë jetën e 50 njerëzve dhe duke shkaktuar dëme në vlerë të miliarda dollarëve.

Në vërshimet e vitit 2002 janë goditur pjesë në perëndim të shtetit, duke vrarë 17 njerëz dhe duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha sesa më 1997.

Në qytetet e rajonit të Moravisë janë vendosur barriera kundër vërshimeve, dhe janë përgatitur thasë me rërë.

Kanali televiziv austriak ORF, ka thënë se reshjet e mëdha mund të ndikojnë që niveli i ujit të lumit Danub të shënojë rritjen më të madhe në pesë apo 10 vjetët e fundit.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të mërkurën se ushtria është gati për të angazhuar 1.000 ushtarë përgjatë fundjavës, nëse ka nevojë.

Edhe ushtria sllovake dhe zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie për të reaguar.

Nëse parashikimet për Sllovakinë dalin të vërteta, reshjet e shiut do të jenë edhe më intensive sesa ato të vitit 2013, të cilat, atëbotë, janë konsideruar si diçka që ndodh një herë në 1.000 vjet./Radio Kosova e Lirë 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika