Këtu çdo ditë prodhohen barna, një nga vendet e pakëta që kjo bëhet në Kosovë.
Fabrika e prodhimit të barnave TrePharm tani po tenton që prodhimet e saj edhe t’i eksportoj.
Detaje për gjitha këto dha eksperti i farmaceutikës që po ndihmon TrePharm-in, Syed Abidi.
“Ne jemi duke u munduar të gjejmë mënyra të bashkpunojmë me këtë kompani. Ne po mundohemi që të mundësojmë që Tre Pharm të njihet nga FDI. Dhe pasi që të aprovohet nga FDI do filloj eksportimi i produkteve farmaceutike. Ideja është që Tre Pharmin ta sjellim në nivelin e SHBA-së”, ka thënë Abidi.
Abidi tregoi edhe për qëllimet e TrePharm.
“Objektivi është që TrePharm të bëhet ylli i Kosovës. Me rritjen e TrePharmit do të rritën edhe rrogat, njërëzit do të trajnohen që ti bëjnë gjerat drejtë. Ne do të rrisim koston e jeteses dhe do ti japim njerëzve jetë kosovarëve sepse problemi më I madh këtu me aq sa kam parë këtu është emigrimi. Qëllimi jonë më i madh është të ndihmojmë ekonominë e Kosovës. TrePharm tani ka mbi 100 të punësuar. Nese ja dalim misionit që ne po mendojmë, per tre vjet po mendojmë të punësohmë 500 persona”, ka shtuar ai.
TrePharm është një investim kosovar me koncept të bazuar në standardet GMP të BE-së.