Fabrika “Kontura Profiles”, hap dyert në qytetin e Pejës

Pamje nga fabrika “Kontura Profiles”

Në një hapësirë gjigante, me teknologjinë më të avancuar të kohës së fundit, hapi dyert në qytetin e Pejës, “Kontura Profiles”.

Me të, synohet cilësia të jetë vlerë parësore për bashkëqytetarët dhe jo vetëm.

Kjo fabrikë,  me lokacion në Zahaq merret me prodhimin e profileve PVC të dyerve dhe dritareve.

Një produkt i tillë, nuk ka qenë i pranishëm më herët në vendin tonë. E kjo ishte pikërisht edhe synimi i drejtorit gjeneral, Veton Hyska.

Ai ka thënë se hulumtimi i tregut të jashtëm, ishte pikënisja e çdo gjëje.

Veton Hyska

Sipas tij, me një gamë të gjerë të dizajnëve të profileve që janë nga Italia, fabrika zotëron një kapacitet prodhimi prej 2 mijë  ton në vit.

Ky proces që përfshin shkrirjen e kokrrizave, formimin e saj përmes kallëpeve në profile të vazhdueshme dhe më pas prerjen e tyre në gjatësi të ndryshme, gërsheton me një dizajn unik në përfundim.

Po ashtu, ai ka treguar se fabrika ishte menduar të hapet shumë kohë më parë, por pandemia ishte sfida që pengoi fillimin e saj..

Ndër të tjera, ai ka thënë se synim i “Kontura Profiles” , nuk është vetëm Kosova, por edhe tregu i jashtëm.

Gazmend Muhaxheri

Ky investim madhor është mirëpritur në qytetin e Pejës. Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri e quajti këtë projekt, si të guximshëm.

Hapja e “Kontura Profiles” u bë në prani të shumë qytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe familjareve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika