Inxhinieri, kritiku dhe studiuesi i historisë, Fahri Xhara, në emisionin “Personale” ka thënë se Beogradi është tokë e shenjtë shqiptare dhe këtë sipas tij, e kanë thënë dashamirët e së vërtetës.
Gjithashtu, Xharra ka theksuar se përmendorja që gjendet në kështjellën e Kalemegdannit në Beograd, përfaqëson një shqiptar, duke shtuar se këto i ka shtjelluar në librin e tij, “Serbia, krijesë artificiale ruse”.
“Këtë e kanë thënë dashamirët e së vërtetës (Beogradi, tokë e shenjtë shqiptare)… Se deri vonë edhe serbët që mu kjo përmendore që është në Kalemegdan përfaqëson një shqiptar.. E ka plisin në kokë, shpatën dhe shqiponjën. Ky në fakt e pasqyron një ortodoks të jugut të Shqipërisë, i cili ka qenë mercenar i Perandorisë Osmane, ka ardhur me mbroje perandorinë rreth Beogradit”.
Ai ka treguar se serbët për të shtrembëruar të vërtetën ia kanë rrumbullakosur majën e plisit, por sipas Xharrës, kjo nuk ia humb identitetin shqiptar dhe vetëm sa e ka vërtetuar që është një shqiptar.
“Për ta vërtetuar që është shqiptar, serbët ia pjekin përmendoren dhe ia rrumbullakojnë majën e plisit që për t’ia humbur identitetin, por nuk munden, karshi botës nuk munden për ta zhdukur”, ka shtuar Xharra.