Fajdexhinjtë në cak, aksione të policisë në Prishtinë, Pejë dhe Gjilan

Policia dhe Prokuroria Speciale kanë kryer aksion kundër fajdexhinjve në tri lokacione në rajonin e Gjilanit ku janë arrestuar dy të dyshuar dhe një tjetër është në kërkim policor. aksion ka pasur një ditë më parë edhe në Pejë ku të arrestuar kanë mbetur 4 persona sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në Pejë

Planin e morën.

Kështu elitarët e Policisë së Kosovës bënë gati edhe pajisjet e tyre më të sofistikuara.

Të enjten cak ishin fajdexhinjtë në rajonin e Pejës.

Nga pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, që më parë njihej si “FIT”, personat e dyshuar sa hap e mbyll sytë vetën e panë në pranga në një lokal të këtij qyteti.

Aksioni vazhdoi më vonë edhe në Prishtinë.

Kështu, në total mbetën 5 persona të arrestuar sipas policisë, megjithatë në mbajtje janë dërguar katër.

“Janë kryer disa bastisje, dhe janë arrestuar 4 persona të cilët dyshohen për veprën penale “Fajde”, “Detyrimi” dhe “Rrëmbimi” me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, Zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.

Ndaj tyre ende nuk është caktuar masa e paraburgimit.

“Prokurori i shtetit është duke hartuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, dhe pasi të përpilohet do të dërgohet në gjykatën kompetente”, ka vijuar ai.

Por, a pati rezistencë nga ta?

“Pjesëtarëve të FIT-it nuk i reziston askush”, ka theksuar Nikçi.

Fajdexhinjtë nuk gjetën qetësi as në Gjilan.

NJSI-ja arrestoi dy persona, dhe një është në kërkim.

“Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Që “FIT” të jetë pjesë e aksioneve të tilla e sheh të nevojshme edhe eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, që sipas tij policia edhe dërgoi mesazh.

“Këta persona janë goxha të rrezikshëm, andaj edhe pjesëmarrja e “FIT”  ka qenë e domosdoshme, këtu u tregua se rendi dhe ligji mbizotëron në vendin tonë”, ka dekalruar Dashevci.

Lidhur me aksionin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku me anë të një postimi në Facebook, tha që toleranca ndaj aktiviteteve kriminale si fajdeja e haraçi, ka përfunduar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika