Faktorët e aksidenteve në Kosovë

Ndër faktorët kryesorë të aksidenteve të trafikut në Kosovë sipas Policisë së Kosovës, janë mosmbajtja e distancës dhe mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës

Pamje nga një aksident trafiku i ndodhur ditë më parë në komunën e Drenasit

Policia e Kosovës ka theksuar se shumica e aksidenteve në vend ndodhin sipas disa faktorëve, por dy nga ta janë shkaktarët kryesor si, mosmbajtja e distancës dhe mospërshtatja ndaj kushteve të rrugës.

Gjatë vitit 2020, si pasojë e mosmbajtjes së distancës kishin ndodhur, gjithsej, 2 mijë e 262 aksidente. Ndërsa për këtë shkak, gjatë vitit 2021 ky numër ishte rritur për 1 mijë e 559 aksidente, e që viti kalendarik ishte përmbyllur me, gjithsej, 3 mijë e 821 aksidente.

Nga mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës/klimësGjatë vitit 2020, kishin ndodhur, gjithsej, 2 mijë e 172 aksidente. Ndërsa për të njëjtin faktor një vjet pas, aksidentet ishin rritur për 890 sosh, kurse viti ishte përmbyllur me 3 mijë e 62 aksidente.

Pamje nga një aksident trafiku në hyrje të Prishtinës

Portali D ka siguruar të dhëna nga Policia e Kosovës edhe për aksidentet e ndodhura si pasojë e faktorëve të tjerë.

Manipulimi i pasigurt me automjet (pakujdesia) – është faktori tjetër që i kishte shkaktuar 1 mijë e 897 aksidente gjatë vitit 2020. Numri i aksidenteve sipas këtij faktori, nuk kishte rënë gjatë viti 2021, por ishte rritur për 1 mijë e 23 aksidente më shumë, duke çuar totalin e të gjithë vitit në 2 mijë e 920 aksidente.

Mosrespektimi i përparësisë së kalimit – është faktori i katërt që më së shumti është shkaktar për aksidentet e trafikut. Si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit, 903 aksidente e kishin përmbyllur vitin 2020, ndërsa viti 2021, 379 aksidente më shume se në vitin 2020, gjithsej, 1 mijë 476 aksidente.

Radhitje e parregullt/ndërrimi i shiritave – sipas Policisë së Kosovës, është një tjetër faktor që kishte shënuar qindra aksidente në rrugët e Kosovës, ku vetëm gjatë vitit 2020 kishin ndodhur 793 aksidente, ndërsa një vjet pas (2021), këto aksidente gati se ishin dyfishuar. Viti 2021 ishte përmbyllur me 1 mijë e 405 aksidente si pasojë e ndërrimit të shiritit apo radhitjes së parregullt.

Pamje nga një aksident tjetër

Kyçje e pasigurt në rrugë – është një ndër faktorët që, po ashtu, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion. Gjatë vitit 2020, 929 aksidente kishin ndodhur si pasojë e këtij faktori, ndërsa në vitin 2021 ishte shënuar rritje e këtyre aksidenteve për 532 më shumë, gjatë gjithë vitit kishin ndodhur në total 1 mijë e 461 aksidente.

Kthim-rrotullimi dhe lëvizja mbrapa – gjatë vitit 2020 kishin ndodhur, gjithsej, 699 aksidente si rezultat i kthimit apo rrotullimit dhe lëvizjes mbrapa. Një vit më vonë (2021) pothuajse ishte dyfishuar numri i aksidenteve të tilla, duke çuar numrin në 1 mijë e 149 aksidente.

Dalja/Hyrja nga Parkingu – është faktor që ka shkaktuar aksidente në rrugët e Kosovës, ku gjatë vitit 2020, për këtë arsye, kishin ndodhur 488 aksidente. Numri i aksidenteve nga faktor i njëjtë ishte rritur gjatë vitit 2021 për 316 aksidente më shumë, duke çuar në total 804 aksidente.

Pamje nga një aksident në dalje të Prishtinës

Anashkalim e tejkalimi i parregullt – janë faktorë që shkaktojnë aksidente. Gjatë vitit 2020, sipas statistikave të policisë, në Kosovë kishin ndodhur, gjithsej, 426 aksidente, ndërsa numri ishte rritur gjatë vitit 2021 për 246 aksidente më shumë, me një total prej 672 aksidentesh.

Mosrespektimi i shenjave të Komunikacionit – gjatë vitit 2020 kishte shkaktuar 305 aksidente, numri nuk kishte rënë gjatë vitit 2021, por ishte rritur për 111 aksidente më shumë. Si rrjedhojë, viti ishte përmbyllur në total me 414 aksidente.

Drejtimi nën ndikimin e alkoolit/drogës – është shkaktar i aksidenteve në Kosovë i cili gjatë vitit 2020 kishte shkaktuar 98 aksidente, ndërsa në vitin 2021 numri ishte rritur për 56 aksidente më shumë. I tërë viti ishte përmbyllur me një total prej 158 aksidentesh.

Dalja nga rruga – në raportin e policës është klasifikuar, gjithashtu, si faktor që shkakton aksidente. Gjatë vitit 2020 kishin ndodhur 100 aksidente të tilla, ndërsa 41 më shumë gjatë vitit 2021, ku në total numri i aksidenteve kishte qenë 141.

Aksident trafiku

Tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar – gjatë vitit 2020 kishin ndodhur 86 aksidente si rezultat i shpejtësisë së lartë, kurse në vitin 2021, 14 aksidente më shumë. Totali i tërë vitit, 105 aksidente.

Parkingu i parregullt – 41 aksidente kishin ndodhur në vitin 2020 si pasojë e parkingut të parregullt, ndërsa në vitin 2021, 86 aksidente.

Ngasja në anë e gabuar – ngasja e automjetit në anën e gabuar në vitin 2020 kishte shkaktuar 61 aksidente, kurse viti 2021 ishte përmbyllur me 57 aksidente, duke shënuar një rënie të lehtë nga viti paraprak.

Aksident trafiku

Kalimi i rrugës në vendkalim për këmbësor – është edhe një faktor tjetër që gjatë vitit 2020 kishte shkaktuar 13 aksidente, ndërsa në vitin 2021, 22 aksidente më shumë. Viti ishte përmbyllur me, gjithsej, 35 aksidente.

Mbingarkesa ose ngarkesa e parregullt në automjet – kishte shkaktuar 32 aksidente gjatë vitit 2020 dhe 32 aksident gjatë 2021.

Mosposedimi i Patentë shoferit – faktor që kishte shkaktuar 15 aksidente gjatë viti 2020, ndërsa gjatë viti 2021, 29 aksidente, duke e dyfishuar thuajse numrin e aksidenteve.

Pamje nga një aksident trafiku në dalje të Suharekës

Ngadalësimi/frenimi i vrullshëm – kishte shkaktuar 9 aksidente gjatë vitit 2020, kurse gjatë vitit 2021, 14 aksidente.

Gjendja teknike e automjetit – si pasojë e këtij faktori, përgjatë vitit 2020 kishin ndodhur 14 aksidente, ndërsa 12 aksidente në vitin 2021.

Gjendja shëndetësore/lodhja – në vitin 2020, si pasojë e këtij faktori sipas policisë, kishin ndodhur 11 aksidentet, ndërsa në vitin 2021 kishte ndodhur 1 aksident.

Pamje nga një aksident trafiku

Për Portali D, policia ka thënë se 1 aksident gjatë vitit 2020,  ishte pesëfishuar gjatë vitit 2021,si pasojë e  faktorit – Njeri (Këmbësor).

Ndërsa për shkaqe të infrastrukturës  rrugore – kishte ndodhur një aksident gjatë vitit 2020, gjithashtu, edhe në vitin 2021 kishte ndodhur 1 aksident.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika