Në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini është mbledhur shuma për shërimin e Lumi Bordoniqit.
Shuma që duhej të mblidhej ishte 130 mijë euro, por ushtarët e emisionit “Radar” mblodhën mbi 141 mijë euro.
Pas marrjes së lajmit, babai i Lumit, Përparim Bordoniqi, është shprehur i lumtur për këtë fakt.
“Faleminderit që ia dhanë edhe një shancë Lumit për të jetuar”, ka thënë ai.
“Deshëm t’ju falënderojmë të gjithëve me atë kontribut që e dhatë, na keni bërë krenarë, edhe mua, edhe Lumin, edhe gjithë familjen time”, ka thënë babai i Lumit në një video për emisionin “Radar”.
Të hënën shuma fillestare e mbledhur ishte 20 mijë euro ndërsa pasi kësaj kësaj iniciative iu bashkua edhe “Radar” me Edita Dolin, shuma arriti mbi 141 mijë euro.
Lumi Bordoniqi është duke u përballur me një sëmundje agresive, diagnonza “Ewing Sarcoma”.