Falet namazi i Fitër Bajramit

Pas një muaji agjërim, bota islame feston Fitër Bajramin

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi ka filluar në orën 04:50, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ka filluar ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI), Dr. Bahri Hoxha.

Namazi i Fitër – Bajramit është falur në orën 06:09, ndërsa i ka prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër – Bajramit e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ku i është drejtuar opinionit të gjerë me mesazhin e festës.

Naim Tërnava

Ai ka thënë se mesazhi i Fitër Bajramit mbart mesazhin më të mirë për besimtarët islam, sepse afron njëri-tjetrin në festë me anë të solidaritetit

Nga ana tjetër, me rastin e festës së Fitër – Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë në Prishtinë, nga ora 9:00-12:00.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

Namazi i Bajramit sipas fesë islame është detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman, ndërsa koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit, kurse namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika