Falet namazi i Kurban Bajramit

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë. Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:38 të mëngjesit

Mëngjesin e hershëm të së mërkurës është falur namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

Manifestimi qendror në Kosovë, kushtuar kësaj feste, u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, nën prirjen e kryeimamit të Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit e ka mbajtur myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili, duke u lutur që të mbretërojë paqja, harmonia, solidariteti te njerëzit, përmendi edhe elemente negative në shoqërinë tonë, si dhunën në familje.

Tërnava gjithashtu ka folur edhe për situatën politike e ekonomike në Kosovë, duke shtuar se ”Qeveria të marrë masa e të gjitha problemet të zgjidhen me dialog, që të shtensionohet situata atje”.

I pari i Bashkësisë Islame të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa në parandalimin e asimilimit të shqiptarëve dhe për fund ai apeloi që të ndalen gjakderdhjet gjithandej globit dhe të mbretërojë paqja, harmonia dhe solidariteti mes popujve.

Manifestimi ka filluar me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit kanë filluar ligjërata tematike kushtuar kësaj feste të shenjtë të Islamit.

Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:38 të mëngjesit.

Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr, për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Djalli e tundoi Ibrahimin duke i thënë se ai duhet ta kundërshtojë Allahun dhe ta kursejë djalin e tij. Ndërsa Ibrahimi, sipas fesë islame, ishte gati ta vriste djalin dhe në atë moment Allahu e ndaloi dhe në vend të tij i dha një qengj për kurban.

Bajrami fillon me shkuarjen e myslimanëve në xhami për falje, dhe për ta falënderuar Allahun për të gjitha bekimet që kanë marrë.

Është një kohë kur ata vizitojnë familjen dhe miqtë. Myslimanët gjithashtu duhet të japin para për bamirësi në mënyrë që edhe të varfërit të festojnë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika