Falsifikimi i monedhave, Sveçla: Prodhimi dhe qarkullimi i tyre fakt shqetësues

Policia e Kosovës, njoftoi se ka konfiskuar 1704 euro monedha metalike të dy eurove, dhe se për këtë janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Në lidhje me këtë cështje, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili qarkullimin e monedhave të falsifikuara e ka quajtur si “fakt tejet shqetësues”.

“Dukuria e prodhimit dhe futjes në qarkullim të monedhave të falsifikuara vazhdon të mbetet fakt tejet shqetësues përveç që një akt i tillë është edhe vepër penale. Policia e Kosovës dhe akterët tjerë të sigurisë janë të angazhuar maksimalisht në lokalizimin dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë aktivitet ilegal”, ka thënë ai.

Arrestohen dy persona, u konfiskohen mbi 1700 euro të falsifikuara

Tutje ai ka thënë se institucionet e Kosovës, do të vazhdojnë angazhimin dhe bashkëpunimin me akterët e sigurisë për reagim ndaj çdo veprimtarie që prekë dhe dëmton mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika