Familja Ademaj përgatitet për rivarrosjen e Liridonës në fshatin e saj të lindjes

Familjarët e Liridona Ademaj, e cila është vrarë në Prishtinë më 29 nëntor, kanë hapur të pame në fshatin Rracaj të Gjakovës, ku do të bëhet rivarrimi i saj. Qindra qytetarë kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Ademaj, e cila ka kërkuar që trupi i saj të rivarroset në fshatin e lindjes. Si i dyshuar kryesor për këtë vrasje është bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli

Pamje nga përgatitja e familjarëve të së ndjerës Lirirdona Ademaj, për rivarrimin e saj në fshatin Rracaj të Gjakovës.

Familjarët e Liridona Ademaj kanë hapur të pame në fshatin Rracaj të Gjakovës, ku pritet të rivarroset 30-vjeçarja e vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.

Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar këtë të hënë që ta ngushëllojnë familjen Ademaj.

Ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi do të bëhet në fshatin e saj të lindjes. Familjarët kanë bërë të ditur se rivarrimi i saj do të bëhet nga ora 14:00.

Në mesin e të dyshuarve kryesorë për vrasjen e 30-vjeçares është edhe burri i saj, Naim Murseli.

Pamje nga përgatitja e familjarëve të së ndjerës Lirirdona Ademaj, për rivarrimin e saj në fshatin Rracaj të Gjakovës.
Pamje nga përgatitja e familjarëve të së ndjerës Lirirdona Ademaj, për rivarrimin e saj në fshatin Rracaj të Gjakovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

Liridona Ademaj u vra në Bërrnicë të Prishtinës më 29 nëntor. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, dyshohet se ka organizuar vrasjen e saj.

Në njoftimin e saj, gjykata ka dhënë detaje se si Naim Murseli e kishte planifikuar vrasjen e Liridonës së ndjerë.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë tani të ndjerën Liridonën.

Gjykata thekson se për këto veprime i pandehuri Naim Murseli paraprakisht e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes.

Ai i kishte premtuar të pandehurit Granit Plavës shumën e të hollave prej 30 mijë eurosh.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika