Familja Bogujevci, Duriqi e Llugaliu – dëshmi e vuajtjes dhe qëndresës

Enver Duriqit nga Podujeva 24-vjet më parë, njësia famkeqe “Shkorpionët” apo Akrepat ia vranë nënën, gruan, dhe katër fëmijët. Kryefamiljari Enveri përkundër dhimbjes për humbjen e familjes pas luftës u martua nga po e njëjta familje e gruas së parë, ndërsa sot kanë katër fëmijë, tre nga të cilët kanë trashëguar emrat e fëmijëve të cilët iu pushkatuan në luftë. Në po këtë shtëpi, fatin e njëjtë familjen Duriqi e ndajnë edhe familja Bogujevci dhe Llugaliu, gjithsej 14 civilë të pushkatuar, nga 16 sa u vranë po atë ditë

Albioni 3 vjeç, Mimoza 5 vjeçe, Arbëri 8 vjeç, Dafina 10 vjeçe, bashkë me nënën Fitneten dhe gjyshin e gjyshen nuk shpëtuan të gjallë. Të gjithë u pushkatuan nga forcat nga rezervistët e Njësisë Speciale Antiterroriste  nën emrin “Shkorpionët” apo Akrepat.

I vetmi i gjallë mbeti kryefamiljari Enveri. Ky ishte fati i familjes Duriqi nga Podujeva.

Më 28 mars 1999, Enverit iu shua familja por jo edhe shpresa për jetë.

Pas luftës u martua për së dyti herë po nga e njëjta familje, ndërsa sot ka përsëri katër fëmijë, aq sa humbi në luftë.

“Jam kryefamiljari i familjes Duriqi, të cilit më 28 mars të viti 99 kemi pësu ku serbët kanë qenë agresorët, ekzekutorët e familjeve, Bogujevci, Duriqi edhe Llugaliu. Për mos me zgjatë më tepër krijimi i familjes së dytë shprehën dëshirë me mbetë prap miq me miqasinë e parë. Kështu që i kemi tash prap katër fëmijë, tri vajza e një djalë, pra vajzat edhe djali i gëzojnë emrat e fëmijëve të tjerë”, ka thënë Enver Duriqi.

Tre nga katër fëmijët kanë trashëguar emrat.

Mimoza është njëra ndër vajza që ka trashëguar emrin e që është dëshmi e gjallë e vazhdimësisë së familjes Duriqi.

“Në fillim ka qenë shumë vështirë kemi pasur mjaft batica, zbatica në këtë udhëtim të gjatë prej 24 viteve, por vullneti i madh edhe shtytja e madhe vazhdimisht prej njerëzve më të dashur na ka pru deri këtu ku ne jemi edhe të gatshëm gjithmonë para juve dhe para gjithë botës me i tregu se çfarë ka ndodhë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe çfarë ne kemi përjetuar”, ka thënë Duriqi.

Përkundër se e re në moshë, Mimoza gjen forcë më shumë se babai e të gjithë familjarët tjerë, t’iu japë shpresë e të shfaqë krenarinë për historinë e familjes.

“Përderisa ky (Babi, Enver Duriqi) ka pasur vullnetin e madh me na thirrë neve prapa në emrat e fëmijëve të tij të parë, ne i mbajmë me krenari këta emra…Jemi shume krenarë në ata emra ku familja neve na thërret me ata emra dhe nuk është që na pengon neve por jemi vazhdimisht me emrat të cilët na kanë pagëzuar dhe i kemi gjithmonë pranë” ka vijuar ajo.

Edhe Arbëri, djali tjetër i Enverit e ka trashëguar emrin.

“Për mua është një krenari e madhe që mbajë emrin e vëllait…”, ka thënë Arbëri.

Arbëri nuk mund të mbajë lotët, por në krah prap i del motra Mimoza.

“Ne këtë histori e ndëgjojmë me shumë vullnet…”, ka vijuar ai.

Historia për të cilën po flet Mimoza ka ndodhur në këtë oborr të kësaj shtëpie në qendër të Podujevës. Fatin e familjes Duriqi e ndajnë edhe familja Bogujevci dhe Llugaliu, gjithsej 14 civilë të pushkatuar në këtë oborr. Ndërkaq po atë ditë u vranë edhe dy civilë të tjerë afër, po në qendër të qytetit.

Në të dy vend-varrimet në 24-vjetorin e masakrës, për homazhe gjatë ditës ka qëndruar i pari i Qeverisë.

“Po vijmë këtu në Llap, në Podujevë për të kujtuar e për të nderuar viktimat e familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, të cilët u vranë mizorisht nga Njësiti serb “Shkorpionët” 24 vjet më parë…Ai njësiti famëkeq “Shkorpionët” është i njëjti, që ka marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995”, ka thënë Kurti.

Kurtin për homazhe e shoqëruan edhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputeti, Armend Muja si dhe e mbijetuara e kësaj masakre, deputetja Saranda Bogujevci.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika