Familja e Liridona Ademajt i kërkon Prokurorisë takim urgjent për zhvillimet në rastin e vrasjes

Familja e Liridona Ademajt ka bërë një kërkesë zyrtare për një takim urgjent me Prokurorinë, duke shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e informacionit zyrtar në lidhje me hetimet e vrasjes së Liridonës më 29 nëntor në Prishtinë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila është vrarë më 29 nëntor në Prishtinë.

Familja e Liridona Ademajt, gruas që u vra më 29 nëntor në Prishtinë ka kërkuar një takim urgjent me prokurorinë, për të marrë informacion mbi hetimet dhe zhvillimet lidhur me rastin.

Leonard Ademaj, vëllai i së ndjerës, ka theksuar se ende nuk kanë pasur asnjë kontakt zyrtar nga prokuroria dhe se nuk dinë kush është prokurori i përgjegjshëm për rastin.

Në njoftimin e postuar në Facebook, familja, sipas tij, e vlerëson punën e deritanishme të policisë dhe të prokurorisë, por shpreh shqetësimin e tyre për mungesën e komunikimit zyrtar.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve”, ka shkruar vëllai i Liridona Ademajt në Facebook.

Ata theksojnë se nuk janë informuar zyrtarisht se kush është prokurori i rastit, por se kanë marrë informacione vetëm nga mediet.

“Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media. Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale, mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, ka shkruar tutje ai në Facebook.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika