Familja e Oliver Ivanoviqit kërkon drejtësi në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij

Familja dhe miqtë e Oliver Ivanoviqit kanë kërkuar drejtësi në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij

Në orën 08:15 të datës 16 janar, saktësisht në kohën dhe vendin ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë, familja dhe shokët kanë ndezur qirinj për ta përkujtuar, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.

Në vendin ku ishte vrarë pesë vjet më parë, për homazhe u panë edhe bashkëpartiakët nga Iniciativa Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, të cilët kanë ndezur qirinj duke e përkujtuar atë.

Bashkëpartiakët e Oliver Ivanoviqit ndezin qirinj në shenjë përkujtimi në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij

Në lidhje me këtë rast, në seancën e së mërkurës, në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar propozimin e avokatit Faruk Korenica për dëgjimin e pesë dëshmitarëve.

Për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Nedeljko Spasojeviq, avokati Korenica ka propozuar që si dëshmitarë në këtë rast të dëgjohen Nebojsha Qamiloviq, Goran Zhivkoviq, Predrag Jevqiq, Nexhmedin Isufi dhe Jovan Arsiq.

Këtë propozim nuk e ka kundërshtuar prokurori special, Burim Çerkini, edhe pse ai tha se për Prokurorinë këta dëshmitarë janë jorelevantë.

Por, propozimin e tillë më pas e ka aprovuar kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, i cili po ashtu obligoi avokatin Korenica që t’i sigurojë të dhënat e sakta për t’i ftuar dëshmitarët.

Sipas gjykatësit Kurtaj, në qoftë se nuk do të mund të sigurohet ndonjëri prej tyre, atëherë gjykata do të rikonsiderojë vendimin për shkak të mosprolongimit të procesit.

Ndryshe, në këtë seancë ishte e paraparë që në cilësi të dëshmitares të dëgjohet Milena Popoviq, mirëpo sipas gjykatësit Kurtaj, ajo përmes e-mailit, e ka njoftuar gjykatën se për arsye personale nuk mund të jetë e pranishme.

Seancat e radhës për këtë çështje penale u caktuan më 22 dhe 23 shkurt, si dhe më 14 dhe 15 mars 2023

Politikani serb, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë para zyrës së tij, më 16 janar të vitit 2018.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika