“Familja e pagoi Ibish Hotin si avokat, ai doli pjesëtar i UDB-së”- Krasniqi tregon emrin e shqiptarit që tentoi ta vërë në kurth

Nimon Krasniqi

Ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, ka rrëfyer përjetimet e torturat që i janë bërë kur u burgos për arsye politike nga ish-regjimi i Serbisë i viteve 90-ta.

Një pjesë e këtij rrëfimi është edhe pjesa kur familja e tij e kishte angazhuar një avokat shqiptar me shpresë se do t’i ndihmonte të mos dënohej, apo të paktën të mos dënohej rëndë nga gjykata famëkeqe e Jugosllavisë.

Ai, në “Debat Plus”, tregoi se familja e tij e kishte angazhuar Ibish Hotin si avokat, nga i cili kishte marrë grimca shprese, të cilat pastaj do të dilnin të rreme.

“Vjen te momenti që është edhe sot kur e kujtoj, o Zot si kanë ditë aq mirë me luajt me ne. I angazhojnë avokatët tanë, familja rastësisht e kishte angazhu Ibish Hotin, ai ishte avokat i imi. Vjen gardiani, sa herë që e hapke celinë, pritnim tortura… na dërgoj në zyre të veçantë, kur hy brenda po e shoh një burrë zotni. Ma vnoj dorën mbi kokë, tha unë jam Ibish Hoti, më ka angazhu familja jote me të mbrojtë. Kur tha kesh në qarshi, i thashë baca Mehmet po shkoj po ta marr Nimonin, e pe bi e kthej prapë. Nuk mujta tha me bind se tha mos ma bjer këtu se s’muj me u nda. Disi u çlirova, isha mësu vetëm torturë, po del një njeri me të ndihmu. Pastaj më tha cfarë po do me pi. Ish hera e parë që mora dicka. I thashë një “Jupi”, ishte një pije për neve në atë kohë pije lluksi. Ai e lypi një kafe. Shkoj gardiani. Pastaj më tha ‘Krasniq kemi problem shumë me ty.’ I thashë pse? Tha ‘tash vje gjyqi, tha nuk kemi shtylla s’di qysh me të mbrojtë’. Tregom tha ‘cka s’ke fol në hetuesi, që kur dalim në gjyq me ditë cka me mbrojtë. Edhe unë deshta me folë krejt, lidhjen me Hetemin, literaturën, këshillat e Hetemit që nuk i dinin. Më çaramatosi me pije, me sjellje me krejt. Thjesht nuk isha ai i forti”, tha ai.

Ishte ky moment që Krasniqi e kishte vërejtur që i ashtuquajturi avokat, po tentonte ta vinte në kurth. Me ta kuptuar situatën, ai kishte refuzuar të flasë dhe të japë detaje për veprimtarinë politike të tij dhe miqve të tjerë.

Krasniqi tha se ishte tronditur ngase ky avokat ishte paguar nga familja për t’i ndihmuar, por që, sipas tij, kishte dalë e kundërta. Sipas Krasniqit, Ibish Hoti ishte bashkëpuntor i UDB-së.

“Në atë moment hyn gardiani me tabak në pije. Instikti kur sheh uniformë nalesh. E pashë dhe u ndala. Ky tha ‘cka ki’, i thashë asgjë. Pastaj ai e shau me nënë gardianin, kush tha me hy pa trokitë. Kur e shau me nënë, e kuptova që është kurtëh. Sekondat ishin, me dhënë unë cka kisha bë e ditë, i besova shumë. Nuk ia mora pijen, i thashë largohu. Dul te dera tha ‘e merr vesh kur të dalësh në gjyq’. E dita që nuk është avokat i imi. U ngjit ai përpjetë. Këto gjëra i kanë bërë ata që i kanë marrë paratë për me na mbrojtë. Ibishi ishte angazhu me para të familjes, tu i premtu familjes që ka me nxjerrë. Le që nuk ndihmon, por i shërben UDB-ës. Shumë më i keq, sesa udbashët e Serbisë. Këtej shitej si shpëtimtar i yti e ishte xhelat i yti”, tha ai.

Tutje, ai tregon edhe për ditën e gjykimit dhe përmend emrat e kryetarit të trupit gjykues e prokurorit, të dy shqiptarë.

Po ashtu, ai tregon sa vite u dënuan ai me shokët e tij.

“Kryetar i trupit gjykues ishte Ukë Muqaj. Prokuror Flamur Kelmendi. Avokat i imi ishte Ibish Hoti… ata e lexojnë akuzën për neve. Na kërkojnë a jemi fajtorë apo jo. Kur erdha pata mosmarrëveshje me Ibishin. I thashë çu se nuk kam punë me ty. Ke edhe ni problem tjetër, ne na ngarkuan gjatë aktakuzës edhe një tentim vrasje, kryetarin e komunës së asaj kohe. Edhe Beqir Hoti se ishte vëllau i Ibish Hotit. Unë se kisha ditë që ishte vëlllai i Beqirit. Shpëtum prej asaj aktakuze… i thashë cka ki punë me më mbrojtë. Gjykatësi në fund tha mos fol. I thashë cka kom pas me ta vra vëllaun tënd. Na thanë a ndieni fajtor, thamë jo nuk ndihem fajtor, nuk di pse jam ulë këtu. I pari që u dënu me pesë vite Xhemë LAjci, Skënder Krasniqi, u dënu Skënder Berisha 2 vjet e gjysmë, u dënu Hazir Luli 1 vjet e gjysmë. U dënu Hysen Lajci, 1 vit, unë 1 vit dhe Esat Shala një vit. Enver Krasniqi 2 vite. U shpallën gjykimet, pastaj na kthyen në burg. Deri në gjykim kam qenë në qeli”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika