Familjarët e Faton Hajrizit e identifikojnë trupin në IML

Familjarët e Faton Hajrizit janë paraqitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku kanë identifikuar trupin e tij të pajetë

Nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit së bashku me zyrtarët e IML-së e hetuesit dalin nga objekti i IML-së - Thuhet se kanë identifikuar trupin, 9 gusht 2024.

Në orët e para të së premtes trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë.

Pas disa javësh qëndrimi në Lloznicë të Serbisë, trupi i pajetë i Hajrizit është sjellë mbrëmë përmes pikës kufitare në Merdar.

Familjarët e Faton Hajrizit gjatës ditës kanë qëndruar përpara Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë.

Në fotografitë e siguruara nga ekipi në terren i TV Dukagjinit shihet se e pranishme përpara IML-së ishte nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit.

Ata hynë në objektin e IML-së të veshur me maska ​​dhe doreza.

Nëna dhe vëllai i Faton Hajrizit shihen duke u larguar nga objekti i IML-së.

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i Faton Hajrizit tanimë është identifikuar edhe nga familjarët e tij.

“Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhrit që është bërë nga Prokuroria, respektivisht nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në pranimin e mjekut kujdestar”, ka thënë Thaqi para mediave.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se pas mbërritjes së trupit “institucionet e Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”.

Faton Hajrizi ishte vrarë më 19 korrik të këtij viti në Lloznicë të Serbisë, nga ana e policisë serbe.

Trupi i Faton Hajrizit kthehet në Kosovë, MPJD: Po kryhen procedurat mjeko-ligjore

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika