Familjarët e Parashqevi Simaku flasin për të pas videos që pushtoi rrjetin

Një video e publikuar në "Abc7" ku dyshohet se shfaqet Parashqevi Simaku duke marrë ndihma vullnetarizmi ka tronditur rrjetin, ndërkohë që familjarët e saj thonë se kanë vite pa pasur asnjë informacion për të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendje të madhe të publikut pas një periudhe të gjatë që kaloi në Amerikë.

Një video e publikuar në kanalin më të ndjekur në New York  “Abc7”, e ripostuar nga mediat shqiptare, ku shfaqet një zonjë e cila dyshohet se është këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka tronditur rrjetin.

Zonja në fjalë është shfaqur duke kërkuar ndihmë. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku dhe personazhe të njohur, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar.

Së fundmi, disa të afërm të këngëtares kanë folur për rrugëtimin e saj, duke ndarë detaje për jetën e saj dhe për momentet kur kanë pasur kontakte me të.

Vajza dhe djali i tezes së Parashqevisë folën për Report TV, duke treguar se këngëtarja kishte ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1997, kur duhej të jepte një koncert me bashkëshortin e saj.

Pas kaosit që kishte shpërthyer në Shqipëri gjatë asaj periudhe, ata ishin detyruar të largoheshin menjëherë, dhe këngëtarja ishte mërzitur shumë për t’u ndarë nga fëmija i saj, Luka, i cili kishte lindur në Amerikë.

Të afërmit e saj tregojnë se pas disa vitesh, Parashqevi Simaku ka pasur vështirësi të komunikonte me ta.

Ata përmendën se këngëtarja kishte bërë disa disqe në anglisht, por nuk kishte arritur sukses.

Pas divorcit, ajo kishte humbur kontaktet me ata, dhe familjarët ishin munduar për shumë vite të gjenin informacion për të, por nuk ishin mundur ta kontaktonin.

Ata kanë tentuar ta kërkojnë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duke kontaktuar gazetarë, por pa sukses.

Djali i tezes kujton me nostalgji momentet kur Parashqevi Simaku kishte ardhur për koncert në Shqipëri dhe kishte qëndruar te shtëpia e vëllait të tij.

Ai shtoi se përpjekjet për ta kontaktuar disa vite më pas kishin dështuar, duke nënvizuar se shqiptarët që jetonin atje nuk kishin asnjë informacion për të.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika