Familjarët e punëtorit që vdiq në “Trepçë”, të shqetësuar për rrethanat

Familjarët e një punëtori të Trepçës që dje vdiq në vendin e tij të punës, janë shprehur të shqetësuar me mosdeklarimin e menaxhmentit për këtë rast, që Policia po e heton si vdekje të dyshimtë. Detaje nuk ka pasur sot as për televizionin nga ana e Trepçës derisa Policia thotë se po pret rezultatet e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes

Familja Arifaj në Mitrovicë të Jugut sot herët në mëngjes kanë hapur dyert e tyre për kryeshnosh.

Ata dje humbën familjarin e tyre, 58 vjeçarin Behram Arifaj, që vdiq në vendin e tij të punës, në Kompleksin industrial “Trepça”.

Ai ishte elektricist aty e vëllai i tij, Arifi, i mërzitur, shpjegon se si e morën vesh lajmin për vdekjen e tij.

Arif Arifaj, vëllai i të ndjerit ka thënë se “Për një moment jom çu, jam vesh shpejt edhe dola edhe shkova atje, kur shkova e pash që Policia ishin kanë aty, thanë ngushëllime vëllai yt ka ndërru jetë. Ai është tu punu mas pakti që 20 vjet. Ka qenë në ndërrimin e tretë tu punu dhe ka qenë vetëm”.

Ai tregon se vëllai i tij nuk ka pasur asnjë shqetësim shëndetësor e ka edhe një shqetësim sa i përket sigurisë në vendin e punës.

Arifaj ka shtuar se “Aty është çështje rryma, ka qenë trafostatcion i rrymës aty dhe ai e ka kontrollu rrymën aty dhe është rrezik i madh me kanë vetun aty në vend të punës duhet më qenë dy vetë. Ka ra prej dritares na kanë thënë Policia prej katit tretë por ai normal u shku në punë, para tri dite kom nejt me ta u kanë shumë mirë”.

Të ndjerin në vendin e tij të punës e kishin gjetur kolegët e ndërrimit të parë në mëngjesin e së hënës por udhëheqësit e “Trepçës” kanë heshtur për rastin.

“Objekti mbrapa nesh është edhe objekti ku qëndron menaxhmenti i Trepçës por që të njëjtit gjatë ditës nuk kanë pranuar të flasin për rastin në fjalë, e pikërisht në këtë objekt ka punuar edhe tashmë i ndjeri”.

Policia e Kosovës po e heton rastin si ‘vdekje e dyshimtë’, derisa dyshimet e para u thanë se janë se punëtori i Trepçës ka rënë nga një lartësi e objektit.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, tha se ende janë në pritje të raportit të autopsisë për të dhënë detaje për shkaqet e mundshme të vdekjes.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika