Familjarët e viktimës që vdiq nga aksidenti në Prishtinë ia falin gjakun familjes së të dyshuarës

Familjarët e viktimës që vdiq si pasojë e aksidentit me fatalitet që ndodhi të hënën në Prishtinë, i’a ka falur gjakun familjes së të dyshuarës gjatë ceremonisë së varrimit

Pamje të marra nga "Insajderi"

Familarët e viktimës që vdiq si pasojë e një aksidenti me fatalitet në Prishtinë, ia kanë falur gjakun familjes që shkaktoi aksidentin.

Këtë, familja e viktimës e ka bërë gjatë ceremonisë së varrimit, mes lotësh dhe emocioneve të shumta.

Kujtojmë që dy ditë më parë, të hënën e 26 shkurtit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident me fatalitet ku vdiq një person.

Vetura që shkaktoi vdekjen e viktimës, fillimisht kishte goditur semaforin, e më pas tashmë të ndjerin.

Ditë më parë, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje për Dukagjinin, kishte thënë se Prokuroria tashmë ka nisur hetimet për rastin.

Lexo më shumë: Prokuroria nis hetimet për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Ulaj ka thënë se hetimet po kryhen në bashkëpunim me policinë dhe kanë dërguar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika