Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të premten e 31 marsit janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, familjarë në mes vete.
Dyshohet se për çështje pronësore janë përleshur fizikisht në mes vete, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta.
“Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.