Familjarët thanë se s’iu dha ndihma mjekësore, Spitali i Prizrenit jep versionin për vdekjen e pacientes

"..Nga emergjenca pacientja është dërguar në repartin e internos, me gjendje të përgjithshme të rënduar. Pasi që gjendja përkeqësohet edhe më shumë, thirret ekipi i anestezionit. Por, edhe përkundër të gjitha masave të ndërrmarra, pacientja ka ndërruar jetë në ora 02.40 minuta", thuhet në përgjigjen e Spitalit të Prizrenit

Një grua 66-vjeçare ka vdekur sot në Spitalin e Prizrenit, teksa familjarët e saj kanë raportuar në polici se nuk i është dhënë trajtim mjekësor.

Në raportin 24-orësh të policisë rasti është iniciuar si “mosdhënie e ndihmës mjekësore”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë trajtim mjekësor dhe për pasojë viktima pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë. Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Spitali i Prizrenit, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka thënë se pacientja në spital ka shkuar në gjendje të rëndë në ora 01:20 pas mesnatës, e cila pati plagë operatore të fashuara dhe se vdiq në repartin e Internos në orën 02:40.

Sipas Spitalit të Prizrenit, pacientja është sjellë në spital në gjendje të rëndë të përgjithshme, e cila para pesë vjetësh ishte diagnostifikuar me Tu.Coloni.

“Pacientja në spital ka ardh në ora­­­­­­ 01:20 me gjendje të përgjithshme të rënduar, gjendje somnolate dhe hypotension 90/60. Pacientja fillimisht është trajtuar në Shërbimin e emergjencës, ku është konsultuar mjeku kirurg, pasi pacientja ka pas plagë operatore të fashume. Pacientja para 5 vitesh është diagnostifikuar me Tu. Coloni. Nga emergjenca pacientja është dërguar në repartin e internos, me gjendje të përgjithshme të rënduar, pasi gjendja përkeqësohet edhe më shumë, thirret ekipi i anestezionit. Por, edhe përkundër të gjitha masave të ndërrmarra, pacientja ka ndërruar jetë në ora 02.40 minuta. (Diagnoza fletdaljes:  Hypotensioarteialis, Diabetes mellitus typ 2 Tu.colonis Status post op. Obs.Sepsis. Cardiac)”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Prizrenit.

Lexo edhe: Vdes një grua në Prizren, familjarët thonë se asaj s’iu dha tretman mjekësor

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika