Familjarëve dhe miqve të ish-krerëve të UÇK-së u anulohen vizitat në Hagë

Sot është raportuar për një ngjarje të pazakontë lidhur me vizitat tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo është hera e parë që nga fillimi i vizitave tek krerët e UÇK-së. Pasi që u ishte konfirmuar vizita, u bë një njoftim tjetër duke anuluar vizitat për familjarët dhe miqtë e ish-krerëve të UÇK-së

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Sot, për herë të parë që nga fillimi i vizitave tek krerët e UÇK-së ka ndodhur një ngjarje e pazakontë që ka të bëjë me vizitat në Hagë te ish-krerët e UÇK-së.

Pas konfirmimit për vizitë, ka ndodhur një njoftim tjetër me ç’rast u janë anuluar vizitat familjarëve dhe miqve të ish-krerëvë të UÇK-së dhe ish-presidentit, Thaçi.

Vëllau i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi për RTV DUKAGJINI ka thënë se deri sa ishin bërë gati që të niseshin për në Hagë, papritmas ishin njoftuar se vizita u ishte anuluar.

“Sot, deri sa ishim nisur për të shkuar në Hagë dhe i kishim bërë të gjitha rezervimet e nevojshme atje, pasi që nesër kishim vizitë të konfirmuar te vëllai ynë, na ka ardhur një njoftim që na është anuluar vizita, pa na e dhënë asnjë arsye, asnjë sqarim”, ka thënë Blerim Thaçi.

“Për ne si familje, kjo sjellje është vërtet e papranueshme. Jo vetëm që po i mbajnë të paraburgosur jashtë çdo praktike juridike, duke ua shkelur edhe të drejtat njerëzore, por tash po na penalizojnë edhe neve, familjarëve të tyre, duke mos na lejuar as që t’i vizitojmë e takojmë familjarët tonë. Përpos që po i mbajnë padrejtësisht në burg që tri vjet, tash po mundohen t’i izolojnë edhe më shumë, duke mos iu lejuar as vizitorë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi’’, ka thënë vëllai i ish-presidentit Thaçi, Blerim Thaçi.

Por, i njëjti njoftim u kishte shkuar edhe vizitorëve të tjerë, përfshirë këtu edhe kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi të cilit iu është anuluar vizita tek ish-krerët e UÇK-së.

Ai e ka konfirmuar këtë informacion për Portalin Dukagjini, duke thënë se arsyet e anulimit të vizitës nuk dihen pasi që nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk kanë dhënë sqarime shtesë.

“Unë për momentin ndodhem në Gjermani dhe kam planifikuar vizitë në Hagë tek krerët e UÇK-së, më datë 20, 21 dhe 22, por fatkeqësisht ajo padrejtësi që është duke i’u bërë atyre, padrejtësisht që po mbahen në burgjet e Hagës, tani kjo po thellohet duke i ndal edhe vizitat, edhe pse kjo vizitë ka qenë e lejume nga autoritetet e tribunalit të Hagës”, ka thënë Idrizi.

Tutje ai ka theksuar se “më datë 20 nëntor kam pasur të takojë ish-presidentin, Thaçi. Me datë 21 kam pasur të takojë ish-kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin. Me datë 22 kam pasë me e takua ish-kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi dhe tani që kjo ndodhi sot e mora përmes e-mailit zyrtar rreth orës 10 të mëngjesit dhe është një padrejtësi që është duke u përsëritur vazhdimisht”.

“Arsyje nuk ka, nuk e di vetëm në emai-in zyrtar më ka ardhë që anulohen vizitat e planifikuara dhe asgje më tepër dhe nuk ka sqarime më tepër”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika