Familjes në gjendje të rëndë nga Istogu u premtohet ndërtimi i shtëpisë

Familja nga fshati Veriq i Istogut për të cilën raportoi televizioni Dukagjini dy ditë më pare sot është vizituar nga një ekip e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Gjersa panë nga afër rrethanat në të cilat jeton familja, kësaj të fundit iu dha shpresë për ndërtimin e një shtëpie të re e që ishte dëshira e vetme e tyre.

Pritjes që dikush t’i përgjigjet thirrjes së tij sot iu dha fundi.

Familja e Kajtaz Gecit për të cilën raportoi Dukagjini dy ditë më parë rreth kushteve të vështira të jetesës së tij dhe familjarëve me aftësi të kufizuara, sot u vizitua nga organizata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Këta të fundit pas raportimit të Dukagjinit, erdhën për të parë nga afër kushtet në të cilat jeton familja.

Ndonëse kushtet flasin vet, Geci nuk hezitoi t’ua tregonte sfidat e përditshme e edhe dëshirën e tij.

“Dita ditës po frikësohemi kur tavani të na bje mbi kokë. Këtë shpi veç t’a bënim, mirë bëhet. Një djal nuk më flet, tjetri ashtu është me probleme. Vajza që më ka shku është prej syve. Djali tjetër nuk është mirë, krejt jemi llom. Se di a më doket mua po këtu e morrëm hastallëkun”, ka thënë Geci.

Të paaftë fizikisht për të përkujdesur për veten e njëri tjetrin, familja ka mbetur në mëshirën e ndihmave të jashtme.

“E rëndë sa të thuash po po ia dalim qysh po mundemi. Me atë pension timin. Po duhet ta paguajmë bërllogun, ujin, rrymën, ndonjëherë s’po mundem as qato, borxhi po e zë borxhin. Macat që i patë na shpëtuan se minjtë dojshin me na shpu sikur murin”, ka thënë Geci.

Kajtazi u ftua të jetë pjesë e emisionit që “Jetimat e Ballkanit” prodhojnë e nga ta, iu dha shpresë për ndërtimin e një shtëpie të re.

“Aty nuk ma merr mendja që del dikush pa ndihmu kur e dëgjon historinë tënde. Këtë hatri yt, i hjekave si kryefamiljar e sprovave që ke pasur me familjarët”, Besmir Samadraxha, anëtar i “Jetimave të Ballkanit”.

Gjersa u shpreh falënderues me lot në sy, Geci tashmë pret që së shpejti, të bëhet me shtëpi të re.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika