Fanelat më të shitura të Real Madridit në stinorin 2021/2022

Shpenzimet më të mëdha nga tifozët për blerjen e fanelave kanë qenë fanelat e Karim Benzema-s dhe Vinicius Jr

Vinicius Jr

Në edicionin e kaluar Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën spanjolle, e përditshmja “Marca” ka zbuluar cilat fanela ishin më të shiturat në stinorin 2021/2022.

Tifozët e Realit anembanë botës, më së shumti kanë shpenzuar për ti blerë fanelat e Karim Benzema dhe Vinicius Jr.

Karim Benzema

Sipas këtij burimi, pritet që edhe në edicionin e ri të mos ketë shumë ndryshime, e kjo vlen sidomos për fanelën e sulmuesit brazilian i cili ka vazhduar kontratën me ekipin nga “Santiago Bernabeu”.

Vinicius Jr, me kontratë të vjetër përfitonte nga 3.2 milion euro në stinor derisa sipas marrëveshjes së re për 12 muaj do t’i inkason rreth 10 milion euro .

Në kontratën e re klazuola për largim është 1 miliard euro !

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika