Fansat e “Crvena Zvezdes” po trajnohen në Serbi për veprime terroriste në Kosovë

Xhavit Haliti ka paralajmëruar se tifozët e klubit futbollistik “Crvena Zvezda” e Beogradit, janë duke u përgatitur për veprime terroriste në Kosovë.

Lidhur me këtë deklaratë ai tha se këtë tifozë kanë disa poligone në Serbi në të cilat po ushtrohen dhe qëllimi i tyre është  ta destabilizojnë Kosovën e të kryejnë atentate e veprime që mund ta fusin edhe policinë e Kosovës në aventura.

“Nuk erdhen kot forcat e NATO-s në Kosovë që u shtuan, ata erdhen edhe me i thënë Qeverisë së Kosovës stop se ne jemi për sigurinë këtu, dhe me iu thënë atyre hajdeni po ua mbajti. Ata kanë më shumë informata, unë po them se informatat janë të sakta, planet janë të detajuara, qëllimi i tyre është me destabilzu” deklaroi Haliti në RTK.

Sipas Halitit, këto grupe janë të përgatitura nga forcat speciale serbe dhe janë të përgatitura për  luftë psiqike, terror e përdorim të armëve.

“Nuk ka familje serbe në veri që nuk janë furnizuar me mollotov”, deklaroi ai.

Megjithatë, sipas Xhavit Halitit rreziku që Serbia të futet në Kosovë me forca, apo që Rusia të sulmojë Kosovën është i pamundur.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika