Gazetari Vullnet Krasniqi është kërcënuar nga një person në TikTok. Për rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës[AGK], i cili ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar.
“Unë jam në Prishtinë, dhëmbët kam me t’i shkulë me dane, kam me ta q* f*miljen, këtu kam me ta rrasë plumbin…Ta di adresën ku e ke saktë, ta dish, të banesës, mos shko në katund, mos thirr polici…”, dëgjohet ndër të tjera duke thënë personi në video.
Kërcënimi i këtij personi vjen pasi Vullnet Krasniqi ditë më parë ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” dhe ka debatuar me këngëtarin nga Presheva, Gold Ag.
“A ta ka rrokë lemza najkan te shtëpia”, Gold Ag e ofendon rëndë gazetarin Vullnet Krasniqi
Gazetari Krasniqi ka njoftuar se është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës.
“Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi”, thuhet në njoftim.