Fantazia e deputetëve serbë: Në seancën konstituive të Kuvendit, mbajnë pankarta ku shkruhet ‘Kosova është Serbi’

Në fillim të seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë, tensionet filluan të shfaqeshin me hapjen e pankartave të shkruara me shprehje si "Kosova është Serbi". Opozita që kundërshtonte qeverinë aktualisht në pushtet ngriti pankarta të tjera duke akuzuar për vjedhje në zgjedhje dhe duke kritikuar kryeministrin aktual, Vuçiq, duke e cilësuar atë si "kreu i mafies"

Me pankartat “Kosova është Serbi” ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë.

Në orën 10:00 ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Serbisë, ku do të verifikohen mandatet e deputetëve.

Pas këndimit të himnit kombëtar, opozita ngriti pankarta, me të cilat i dërgonte mesazh regjimit se zgjedhjet ishin të “vjedhura”. Që në fillim të seancës ata janë në këmbë duke i fryrë bilbilit, ndërsa progresistët janë ulur në stolat e tyre.

Deputetët e opozitës dolën me pankarta ku shkruhej: “Anuloni zgjedhjet”, “Vuçiq është kreu i mafies”, “Fitoren zgjedhore e paguani me humbjen e Kosovës”, “Tradhtia nuk ikën”, janë disa nga pankartat e tyre.

Deputeti i SNS, Radoslav Milojçiq Kena në një moment iu bashkua opozitës dhe i rrëmbeu një pankartë deputetit Borislav Novakoviq (NPS).

Në atë pankartë shkruhej “Vuçiq kreu i mafies”.

Vuçiq e pranon se u takua me Radoiçiqin para sulmit të Banjskës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika