Aktori kosovar, Alban Maloku, ka paralajmëruar botimin e një libri për fëmijë të titulluar “Fantazitë e së kaluarës”. Libri, sipas tij, erdhi nga të kuptuarit se librat që ngjallin interes për fëmijët e ditëve të sotme janë të paktë.
I ftuar në emisionin “112” nën valët e Radio Dukagjini, së bashku në moderim të Edita Dula, Maloku ka mirëpritur telefontat e orëve të vona të së shtunës.
Përgjatë pranimit të telefonatave nga dëgjuesit, ai ka njoftuar për botimin e një libri për fëmijë, i cili flet për parahistorinë. Ndër të tjera, ai ka treguar se titulli i librit erdhi nga i biri i tij, Lumi.
“Ky libër veç se ka filluar të pëlqehet nga fëmijë të cilët ua kam lexuar”, thotë Maloku gjersa thekson se fëmijëve të sotëm është vështirë t’iu lësh përshtypje.
Përveç aktrimit dhe muzikës, një gjë është e sigurt. Tashmë, Alban Malokun do t’a shohim edhe në botime.