“Buzzfeed News World”
Buzzfeed News përfiton nga përvoja e kompanisë me ofrimin e përmbajtjes në internet në platforma të shumta. Llogaria paraqitet nga një person, Kassy Cho, që do të thotë një gamë e gjerë lajmesh botërore, shpërndahen në mënyrë personale që është unike për mediat tjera.
Prezantimi i Buzzfeed News është i dukshëm. Fotot e ndara, titujt e tre rreshtave të vendosur sipër imazhit, postimet me tematikë të caktuar, përdorimi i zgjuar i dizajnit në historitë e tyre, ka bërë që kjo faqe të kthehet në një nga llogaritë e popullarizuara në Instagram.
“The Guardian”
“The Guardian” paraqet përmbajtje serioze në mënyrë miqësore. Videot, postimet me lloje të shumta të mediave, vëmendja e lartë ndaj detajeve e bëjnë këtë faqe të dallohet në botën e lajmeve në Instagram. Përmendet për llogarinë ndërkombëtare dhe për shtimin e një shije të qartë lokale në çështjet botërore.
“BBC News”
Kjo faqe paraqet një përzierje të lajmeve botërore, historive të çuditshme, video më të gjata dhe një sasi e mbulimit të Familjes Mbretërore.
“BBC News” përdor tregime në Instagram, për të drejtuar njerëzit në faqe dhe për të zgjeruar historitë e përfshra. IGTV është mbreslënëse siç pritej nga një transmetues i madh.
“Tic-Toc by Bloomberg”
Kjo faqe ka një përzierje të mirë dhe transmeton vazhdimisht për lajmet botërore. “Tic-Toc by Bloomberg” është i palidhur me platformën sociale, me emër të ngjashëm. Kjo e bën të jetë një lajm në Instagram siç duhet.
“The Times of London”
Përdor tregime në Instagram, dhe është një prej gazetave tradicionale të Londres që pothuajse nuk ka tekst mbi imazhe. “The Times of London” përdor foto dhe video.
“The Telegraph”
Kjo gazetë është e përditshme me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përhap fokusin e saj në të gjitha lajmet, politikën, argëtimin dhe opinionin botëror. Llogaria në Instagram është paraqitur me zgjuarsi dhe pamje moderne.
“Fox News”
“Fox New është burim me cilësi të lartë dhe ka përzierje të historive serioze dhe virale. Kjo faqe ka disa shembuj të mirë të tregimeve në Instagram.
“The Washington Post”
Kjo faqe përdor imazhe të kombinuara me një përshkrim mjaft të gjatë, që t’i mabajë përdoruesit e tyre të përditësuar me lajme të rëndësishme. Shpesh përdor imazhe për të paraqitur lajme ku kjo metodë e postimit mbështetet në nxitjen e interesit të shikuesit përmes imazheve. Kjo faqe ka vendosur përmbajtjen e formes më të gjatë të IGTV që nga marsi 2019.
“News.com.au”
Kjo gazetë është me origjinë nga Australia dhe mbështetet në lajme argëtuese dhe të lehta. Kjo faqe hedh një përzierje të lajmeve të çuditshme serioze.
“VICE News”
Aftësitë e mëdha të prezantimit dhe të filmit të VICA janë shfaqur në përmbajtjen e tyre në Instagram. Nuk fokusohet në lajme dhe bën përzierje të klipeve të dokumentarëve të ardhshëm ose fotove argëtuese.
“VICE News ” përfiton nga IGTV për të marrë video më të gjata në platformë.