Faruk Statovci emërohet trajner i FC Phoenix

Faruk Statovci do të jetë trajneri i ri i ekipit FC Phoenix,

Faruk Statovci

Faruk Statovci do të jetë nga sot, zyrtarisht trajneri më i ri i ekipit FC Phoenix.

Këtë e ka bërë të ditur, vet Statovci me një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Pas bisedave me kryetarin e klubit, Muhedin Ferati arritëm të gjenim gjuhën e përbashkët që së bashku të nisim bashkëpunimin në mënyrë që klubin ta kthejmë aty ku e ka vendin.

Jam i lumtur me besimin e dhënë nga kryesia dhe të gjithë tifozëve të klubit ju premtoj që së bashku do të mundohemi të bëjmë më të mirën me djelmoshat tanë”, ka shkruar Statovci në rrjetin social “Facebook”.

“Sfida të mëdha na presin në vazhdim por me punë e sakrificë do të mundohemi ti kalojmë siç është më së miri. Forca Phoenix!”, ka thënë Statovci.

Statovci tanimë do të jetë në krye të skuadrës së Phoenix-it, të cilët aktualisht luajnë në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa rezultatet në katër xhirot e fundit skuadra nga Banja Peja ka arritur dy humbje dhe dy barazime.

Vlen të përmendet, se ndihmës trajner pritet ta ketë MC Kreshën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika