Fati i Hasan Dakajt, Smakiqi thotë se mund të ketë zvarritje të qëllimshme të procesit

Avokati Xhevdet Smakiqi thotë se Hasan Dakaj nuk ka qenë kurrë i përfshirë në një krim të tillë. Ai njoftoi se është vazhdimisht në kontakt me avokatët e Dakajt, teksa shton se sipas afateve të procedurës penale që i ka Serbia, çështja mund të shkojë deri në 24 muaj së bashku me aktakuzën dhe gjykimin

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është arrestuar në janar në pikën kufitare Merdare. Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë e akuzon atë për bashkëpunim në krime lufte kundër popullatës civile.

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se i njëjti është kapur dhe po mbahet gabimisht në burgjet e Serbisë.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në TV Dukagjini, Smakiqi thotë se Hasan Dakaj nuk ka qenë kurrë i përfshirë në një krim të tillë.

Ai njoftoi se është vazhdimisht në kontakt me avokatët e Dakajt, teksa shton se sipas afateve të procedurës penale që i ka Serbia, çështja mund të shkojë deri në 24 muaj së bashku me aktakuzën dhe gjykimin.

“Hasan Dakaj prej 5 janarit ndodhet në paraburgim. Ende është nën hetime. Unë jam nën kontakt me avokatët e tij dhe tash supozohet dhe pritet që në shtator të ngritet edhe një aktakuzë ose të mbyllen hetimet. Është çështja e krimeve të luftës të vitit 1998-99, mirëpo Hasan Dakaj nuk ka qenë kurrë i përfshirë në një krim të tillë.  Ai gabimisht është kapur, gabimisht po mbahet atje, mirëpo avokati i tij po përcjell lëndën dhe po presim që i njëjti të shpallet i pafajshëm.  Sipas afateve të procedurës penale që i ka Serbia për fatin e keq të Hasan Dakajt, tonin dhe të tjerëve të arrestuar mund të shkojë deri në 24 muaj së bashku me aktakuzën dhe gjykimin”, tha ai.

Megjithatë, ai përmendi rastin e Nezir Mehmetajt, i cili ka katër vite që po mbahet në paraburgim në Serbi.

Prandaj, Smakiqi thotë se nuk ka siguri që mund të ketë një proces objektiv dhe të drejtë ndaj Dakajt dhe të tjerëve.

Kjo sepse ai thotë se mund të ketë zvarritje të procesit.

“Mirëpo e kemi rastin e Nezir Mehmetajt që po mbahet që 4 vjet dhe duke qenë që Serbia është arbitrare dhe e njëanshme, nuk jemi të sigurt që ka një proces objektiv dhe të drejtë jo vetëm ndaj Hasan Dakajt, por edhe për të tjerët, mund të presim edhe prolongim dhe zvarritje të qëllimshme”.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika