“Fati i Kurtit”, PDK- ja e AAK-ja me qëndrime të ndryshme për shkuarjen në zgjedhje

Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur mbështetjen e tyre për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja është kundër kësaj. Lekaj ka theksuar se paraprakisht duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, përderisa Berisha ka thënë se shpërndarja e Kuvendit është zgjidhja e duhur për situatën e tanishme politike

Hisen Berisha i PDK-së dhe Pal Lekaj i AAK-së.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë qëndrime të ndara lidhur me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Hisen Berisha nga PDK-ja ka shprehur qëndrimin e partisë se janë pro shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa Pal Lekaj nga AAK-ja ka deklaruar se janë kundër kësaj.

“Pro shpërndarjes, dhe gjitha opsionet tjera na dërgojnë në formulë kushtetuese, të cilat pastaj i japin mundësinë Kurtit që t’i fusë në lojë partitë parlamentare dhe të blejë në kohë për ta përmbyllur mandatin”, ka deklaruar Berisha.

“Kurti, nëse dëshiron zgjedhje, le të japë dorëheqje”

Në anën tjetër, Lekaj në “Debat Plus”, ka theksuar se “AAK-ja e ka bërë të qartë se është kundër shpërndarjes së parlamentit. Kurti o ka don me i ik përgjegjësisë dhe dështimeve që i ka bërë për këtë mandat dhe po don me hedh fajin te parlamenti i Kosovës që është e padrejtë.”

Lekaj ka shtuar se së pari duhet të ndodhë dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, “e dimë që nuk bëhet, por ky është qëndrimi i Aleancës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika